FIFA me standard të dyfishtë? Anglia merr goditje të fortë para sfidës me Norvegjinë

FIFA me standard të dyfishtë? Anglia merr goditje të fortë para sfidës me Norvegjinë

Kombëtarja e Anglisë ka marrë një goditje të rëndësishme përpara fazës vendimtare të Kupës së Botës, pasi mbrojtësi Jarell Quansah është pezulluar me dy ndeshje nga FIFA pas kartonit të kuq të marrë në sfidën ndaj Meksikës. Futbollisti u ndëshkua me karton të kuq gjatë fitores 3-2 të Anglisë në stadiumin Azteca, pasi një rishikim me VAR e cilësoi të rrezikshme ndërhyrjen e tij ndaj mbrojtësit meksikan Jesus Gallardo. Federata Angleze kishte shqyrtuar mundësinë e apelimit të vendimit në FIFA, duke kërkuar heqjen e pezullimit, njësoj si ndodhi më herët me sulmuesin e SHBA-së, Folarin Balogun, të cilit iu pezullua dënimi automatik pas kartonit të kuq. Megjithatë, në rastin e Quansah, FIFA vendosi të zbatojë rregulloren, e cila parashikon të paktën dy ndeshje pezullim për...