FIFA mbron talentet e rinj, Shqipëria “i rrjep” financiarisht. Futbolli ynë kundër rrjedhës…

FIFA mbron talentet e rinj, Shqipëria “i rrjep” financiarisht. Futbolli ynë kundër rrjedhës…

FIFA po shqyrton një rregull revolucionar; çdo ekip duhet të ketë gjithmonë në fushë një lojtar të dalë nga akademia (U-20, ose U-21). Sipas “The Athletic”, ideja është miratuar unanimisht në fazën e konsultimeve paraprake dhe pritet të shkojë për votim në Këshillin e FIFA-s vitin e ardhshëm. Qëllimi është i qartë: mbrojtja e talentit vendas dhe detyrimi i klubeve të investojnë realisht te të rinjtë. Ndërkohë, në Shqipëri ndodh e kundërta. FSHF ka hequr çdo limit për të huajt. Sot mund të luajnë 11 të huaj njëherazi në një ekip, në çdo kategori, madje edhe në kampionatet e moshave. Një “han pa porta” që nuk stimulon, por shkatërron zinxhirin e zhvillimit të futbollit tonë kombëtar. Pyetja është e thjeshtë dhe e dhimbshme: pse ekzistojnë...