FIFA jep autorizimin, presidenti amerikan Trump do të dorëzojë trofeun e Kupës së Botës
16 Qershor 2026 10:56 Telesport Sipas “talksport”, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të autorizohet nga FIFA për të ngritur trofeun e Kupës së Botës së bashku me ekipin fitues, ashtu siç bëri në Kupën e Botës për Klube në korrik 2025. Trump do t’ua dorëzojë trofeun kampionëve të vitit 2026 më 19 korrik në stadiumin MetLife së bashku me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Të pranishëm në ceremoninë përmbyllëse do të jenë edhe presidentët e Meksikës dhe Kanadasë, dy vendet e tjera pritëse të Kupës së Botës.
Burimi:
telesport.al