FIFA i përgjigjet UEFA-s me mesazh të drejtpërdrejtë: “Askush nuk përfaqëson 211 federatat e botës”
FIFA publikoi këtë të enjte një komunikatë zyrtare për të sqaruar se projekti “FIFA Forward Enterprise” (FFE) nuk synon të shesë futbollin apo të heqë dorë nga kontrolli i qeverisjes së tij. Reagimi erdhi pas kritikave të forta nga konfederata si UEFA dhe CONCACAF, të cilat e kundërshtuan njëzëri projektin. Organizata e drejtuar nga Gianni Infantino deklaroi se respekton komentet dhe shqetësimet e shprehura publikisht, duke riafirmuar angazhimin për një proces konsultimi të hapur dhe demokratik. Megjithatë, FIFA u shpreh se “informacioni i pasaktë i publikuar në media ndërpreu procesin e konsultimit” dhe theksoi se ai do të vazhdojë, në mënyrë që çdo federatë anëtare të votojë mbi bazën e fakteve. Në komunikatë nuk mungoi një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj futbollit europian: “Asnjë entitet nuk...
Burimi:
telesport.al