Festoi me kapelen “Make Spain Great Again”, Donald Trump përgëzon publikisht Ferran Torres

Festoi me kapelen “Make Spain Great Again”, Donald Trump përgëzon publikisht Ferran Torres

25 Korrik 2026 12:03 Alfred Lleshi 19 korriku 2026 është një datë e veçantë për të gjithë spanjollët; dita kur Spanja mposhti Argjentinën në finalen e Botërorit, duke fituar yllin e dytë pas titullit të vitit 2010. Heroi i sfidës në stadiumin “MetLife” ishte Ferran Torres. Sulmuesi i Barcelonës shënoi golin e fitores në shtesë, pas asistit të Nico Williams. Gjatë festimeve në Madrid, ku u mblodhën pothuajse dy milionë njerëz, vëmendjen e mori kapela e Ferran Torres me moton “Make Spain Great Again”, e cila kujtoi sloganin e famshëm “MAGA” të Donald Trump. “Shtëpia e Bardhë” reagoi në rrjetet sociale duke shkruar: “Të gjithë duan t’i bashkohen lëvizjes”. Ndërsa vetë presidenti amerikan Donald Trump deklaroi: “Një lojtar i madh që mbante një kapelë ‘Make...