Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë

Ferrari për “bis” në Spa, Vasër: Gara më e vështirë

Pas suksesit në Britani, Ferrari mbërrin në fundjavën e Belgjikës më e karikuar se kurrë dhe do të kërkojë të bëjë “bis” në Spa, ndonëse bëhet fjalë për një pistë të vështirë në një fundjavë që ofron shumë pikëpyetje. “Mbërrijmë në Spa-Francorchamps duke e ditur se na pret një fundjavë veçanërisht sfiduese. Është një nga garat më të vështira të kalendarit, si për karakteristikat e pistës, ashtu edhe për kushtet e motit në Ardene, të cilat shpesh janë të ndryshueshme dhe të paparashikueshme”. Kështu është shprehur Fred Vasër, drejtuesi i skuadrës së Ferrarit, duke folur në prag të Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1. “E dimë se mund të mbështetemi te një ekip i bashkuar, që vazhdon të punojë në të njëjtin drejtim,...