“Fenomeni” zbulon pse i kërkoi Zidanes të largohej nga dhoma e zhveshjes së Brazilit gjatë Botërorit 2006
Pas një prej paraqitjeve më të paharrueshme në historinë e Botërorëve, kur Franca eliminoi Brazilin në çerekfinalen e vitit 2006, Zinedine Zidane hyri në dhomën e zhveshjes së brazilianëve për të ndërruar fanellat me disa lojtarë. Megjithatë, Ronaldo Nazário i kërkoi të largohej. “Ishim miq dhe vazhdojmë të jemi. Erdhi në dhomën tonë të zhveshjes, por atmosfera ishte shumë e rëndë. Shumë lojtarë po qanin. E urova, por i thashë se nuk ishte momenti i duhur për të ndërruar fanellat dhe i kërkova të largohej”, – tregoi Ronaldo për “L’Equipe”. Brazili mbërriti në Gjermani si kampion në fuqi, me yje si Ronaldo, Ronaldinho, Kaká, Adriano, Cafú, Roberto Carlos dhe Zé Roberto, por u ndal nga një Zidane i jashtëzakonshëm. Franca fitoi 1-0 me golin e...
Burimi:
telesport.al