Fenerbahçe tenton Leaon, turqit përgatisin 50 milionë euro për Milanin dhe pagë marramendëse për lojtarin
24 Korrik 2026 10:26 Alfred Lleshi Fenerbahçe është futur seriozisht në garë për Rafa Leaon. Pas zërave që e lidhnin me Barcelonën dhe Premier League, e ardhmja e portugezit mund të jetë në Turqi. Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi turk është gati t’i ofrojë 8 milionë euro neto në sezon, plus 1.5 milionë bonuse nëse kalon 20 ndeshje; 1.5 milionë nëse shënon 15 gola dhe 1 milion të tjera në rast fitimi të kampionatit, për një total deri në 12 milionë euro në vit. Fenerbahçe synon gjithashtu t’i paraqesë Milanit një ofertë pranë 50 milionë eurove, bonuset të përfshira, me ndërmjetësimin e agjentit Jorge Mendes. Pengesa kryesore mbeten rregullat e Superligës Turke, që lejojnë vetëm 14 lojtarë të huaj, ndërsa aktualisht klubi ka 23. Milani...
Burimi:
telesport.al