Europiani i Socca-s: Shqipëria eliminon Francën nga pika e bardhë e penalltisë, do përballet po sot me Serbinë në çerekfinale

Europiani i Socca-s: Shqipëria eliminon Francën nga pika e bardhë e penalltisë, do përballet po sot me Serbinë në çerekfinale

Kombëtarja shqiptare e Socca-s vijon rrugëtimin fantastik në Kampionatin Europian që po zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale pas triumfit ndaj Francës. Sfida e raundit të 1/8-ave dhuroi emocione të shumta dhe spektakël për tifozët e pranishëm në stadium. Franca kaloi në avantazh me dy gola në pjesën e parë, duke e vendosur Shqipërinë në vështirësi, por kuqezinjtë reaguan në mënyrë të shkëlqyer. Në minutën 20+1, Oltion Rrapa ngushtoi diferencën dhe riktheu Shqipërinë në lojë, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, në të 23-ën, Xhuljano Reçi realizoi golin e barazimit për 2-2, duke ndezur atmosferën në “Shtëpinë e Futbollit”. Fituesi u përcaktua nga goditjet e penalltive, ku Shqipëria u tregua më e saktë dhe më e fortë psikologjikisht. Mehmet Hoxha realizoi...