Euro 2032 në Itali, propozohen 16 stadiume në 13 qytete

Euro 2032 në Itali, propozohen 16 stadiume në 13 qytete

Në Itali kanë nisur punën për organizimin e Europianit të vitit 2032, ndërsa gara për përzgjedhjen e stadiumeve, ka pasur një surprizë. Në mesnatë skadoi afati për paraqitjen e kandidaturave pranë Federatës Italiane të Futbollit. Në total, aplikuan 13 qytete, me 16 stadiume të propozuara. Surpriza lidhet me numrin e stadiumeve, pasi janë paraqitur tre më shumë nga sa ishte parashikuar. Napoli ka dorëzuar dy dokumentacione të ndryshme. Kandidatura e parë lidhet me stadiumin “Diego Armando Maradona”. Bashkia e Napolit ka miratuar një plan rikonstruksioni me vlerë 200 milionë euro, por pa mbështetjen e presidentit të klubit të Napolit, Aurelio De Laurentiis. Kandidatura e dytë lidhet me një stadium të ri që presidenti i klubit napolitan synon ta ndërtojë nga e para. Napoli nuk është...