Euro 2027: Shqipëria U-19 njeh kundërshtarët. Pritet marrëveshja mes tre federatave
15 Qershor 2026 16:01 Telesport Shqipëria U-19 për djem mësoi këtë të hënë emrat e rivalëve që do të ketë përballë në raundin e dytë të ndeshjeve të Kampionatit Europian 2027 për këtë grupmoshë. Shorti i hedhur ditën e sotme nga UEFA në Nyon të Zvicrës e vendosi Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 6, së bashku me Armeninë dhe Qipron. Në këtë raund të dytë të kualifikueseve të Europianit 2027, Shqipëria U-19 do të jetë pjesë e Ligës B, ku do të garojë për të siguruar kalimin në Ligën A për në edicionin e ardhshëm të kualifikueseve. Vendi organizator i këtij mini-turneu do të vendoset me kompromis mes tre federatave: FSHF, Federatës Armene të Futbollit dhe Federatës së Qipros.
Burimi:
telesport.al