Është zyrtare; ja sa skuadra do të ketë Serie A në Kupat e Europës, sezonin e ardhshëm

Është zyrtare; ja sa skuadra do të ketë Serie A në Kupat e Europës, sezonin e ardhshëm

17 Prill 2026 7:56 Alfred Lleshi Me eliminimin edhe të Bologna nga “Europa League” dhe të Fiorentina nga “Conference League”, nuk ka më skuadra italiane në kupat europiane. Kjo do të thotë se sezonin e ardhshëm, Serie A do të ketë 4 skuadra në Champions League, dy në “Europa League” dhe një në “Conference League”. Duke mos pasur më klube në kompeticionet europiane, Italia nuk mund të rikuperojë terren ndaj vendeve të tjera në renditjen botërore. Dështimi i futbollit italian këtë sezon u vulos mbrëmë me eliminimin edhe të Bologna (nga Aston Villa) dhe Fiorentina (nga Crystal Palace). Ndoshta më pak fajtore, së bashku me Atalantën. Napoli, Inter dhe Juventusi, mbi të cilat kishte pritshmëri të larta, u eliminuan të gjitha nga Champions-i. Mbetja jashtë e...