Enzo Maresca trajneri i ri i Manchester City, italiani siguron një kontratë 3-vjeçare
19 Maj 2026 9:48 Telesport Enzo Maresca ka rënë dakord verbalisht të bëhet trajneri i ri i Manchester City këtë verë, duke siguruar një kontratë trevjeçare, sipas raportimeve të shumta. Gazetari i njohur i merkatos Fabrizio Romano dhe “talkSPORT” raportojnë se ish-trajneri i Chelsea do të pasojë Pep Guardiola në stolin e “qytetarëve” në fund të sezonit. Burimet konfirmojnë gjithashtu se Guardiola do të largohet nga Manchester City pas ndeshjes së fundit të sezonit në Premier League, ditën e diel. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë konfirmim nga City për këto lëvizje. Madje ka burime në klub që këmbëngulin se Guardiola mbetet trajneri i tyre, pasi ai ka një kontratë deri në vitin 2027. Për Maresca ky është një rikthim te City, pasi më parë ka...
Burimi:
telesport.al