Enrique dhe Arteta nuk lënë vend për surpriza dhe eksperimente. FORMACIONET ZYRTARE TË FINALES

Enrique dhe Arteta nuk lënë vend për surpriza dhe eksperimente. FORMACIONET ZYRTARE TË FINALES

PSG dhe Arsenal, do të diskutojnë sot mes tyre trofeun më të rëndësishem për klube që është ai i Champions League. Finalja do të luhet në Budapest, duke nisur nga ora 18:00, në “Puskas Arena”, me kapacitet 67 mijë e 155 vende. Parizienët vijnë si kampionët në fuqi, pasi fituan vjet 5-0 ndaj Interit, duke ngritur kupën veshgjatë për herë të parë. Londinezët nuk e kanë fituar asnjëherë këtë trofe dhe rikthehen në finale pas plot 20 vitesh, ku në vitin 2006 u mundën 2-1 nga Barcelona. Përsa i përket formacioneve zyrtare, dy trajnerët respektiv, Luis Enrique dhe Mikel Arteta, nuk kanë lënë vend për surpriza dhe kanë hedhur në fushë formacionet e tyre më të mira të mundshme. Të dyja ekipet vijnë në kapacitetin...