Emrin e ka “Ronaldo”, njihuni me profilin e plotë të trajnerit të ri të Shqipërisë
Emri i Rolando Maran nuk është nga ata që kanë shkëlqyer me zhurmë mediatike në futbollin europian, por konsiderohet prej vitesh si një trajner me eksperiencë të madhe në futbollin italian, sidomos në Serie A dhe Serie B. 62-vjeçari e ka ndërtuar reputacionin e tij si një teknik pragmatist, shumë i organizuar taktikisht dhe me fokus të madh te disiplina e skuadrës. Të dhënat personaleEmri i plotë: Rolando MaranDatëlindja: 14 korrik 1963Vendlindja: Trento, ItaliKombësia: ItalianeLicenca: UEFA Pro Karriera si futbollistMaran ka qenë mbrojtës dhe pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Chievo Verona, ku luajti nga viti 1986 deri më 1995. Ai ishte edhe kapiten i skuadrës dhe kontribuoi në ngritjen historike të Chievo nga Serie C2 deri në Serie B. Klubet ku...
Burimi:
telesport.al