“Emri Messi mund t’i trembë futbollistët. Në biseda shmang përmendjen e tij, preferoj të them ‘lojtari numër 10′”
Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, i është rikthyer edhe njëherë eliminimit të padrejtë sipas tij nga Argjentina, në fazën e 1/16-ve. Në një intervistë të fundit për rrjetin egjiptian ONTV, Hassan mbrojti performancën e ekipit të tij, edhe pse ishte në avantazhin e dy golave, u shemb psikologjikisht në dhjetë minutat e fundit. Hassan tregoi se i kishte përgatitur lojtarët e tij që nga fillimi për të luajtur “pa parë ngjyrën e fanellës” së kundërshtarit, në mënyrë që të mos krijonte një ndjenjë inferioriteti në ekip. “Kur jap një shembull taktik në biseda, nëse Messi bën një lëvizje, unë vetë shmang përmendjen e emrit të tij. Preferoj të them ‘lojtari me numër 10’ ose ‘numri filan’, për të hequr çdo respekt apo frikë të tepërt...
Burimi:
telesport.al