Elkann mesazh Ferrari: Të garosh në F1 do të thotë të mësosh dhe përparosh drejt suksesit
20 Prill 2026 9:40 Telesport Presidenti i Ferrari, John Elkann, foli për sezonin aktual të Formula 1 në takimin e aksionarëve në Amsterdam. Ai Elkann përsëriti ambiciet dhe dëshirën e tij për t’u rikthyer në konkurrencë për të dy titujt botërorë. “Te Ferrari, ne e dimë që gara do të thotë gjithashtu të mësosh dhe të përparosh. Pas një sezoni që nuk i përmbushi ambiciet tona, në vitin 2026 kemi filluar një kampionat të ri me rregullore të reja”, tha Elkann. Më tej, kreu i “kokëkuqes” shtoi: “Do t’i qasemi me unitet dhe vendosmëri, të përqendruar në punën e nevojshme për t’u rikthyer më të fortë se më parë. Shpirti ynë sportiv vazhdon të rritet”. “Viti 2025 ishte një sezon i paharrueshëm për sa i...
Burimi:
telesport.al