Egnatia zgjedh trajnerin e ri, Dede rikthehet në Superiore

Egnatia zgjedh trajnerin e ri, Dede rikthehet në Superiore

Nevil Dede është trajneri i ri i Egnatias. Kampionët nuk kanë humbur kohë, për të zgjedhur pasuesin e Edlir Tetovës. Tekniku 51-vjeçar rikthehet të drejtojë në Superiore, pas aventurës së fundit në Kosovë, te skuadra e Ferizajt. Dede e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi ka drejtuar disa ekipe, si Tirana, Lacci, Luftëtari, Dinamo, Elbasani dhe Bylis. Egnatia nuk ka zbuluar detajet e kontratës, ndërsa Dede do të drejtojë ekipin në dy javët e fundit të kampionatit dhe në fazën “Final Four”, ku kampionët do të tentojnë mbrojtjen e titullit. “Një kapitull i ri fillon sot. Me firmosjen e kontratës dhe prezantimin zyrtar të trajnerit të ri, Nevil Dede, ekipi ynë nis një rrugëtim të ri me ambicie, pasion dhe objektiva të qarta. Mirë se erdhe...