Egnatia shpallet kampion për të tretin vit rresht, presidenti Duka i dorëzon trofeun
Egnatia është kampionia e Shqipërisë për sezonin 2025/2026. Skuadra rrogozhinase siguroi titullin e tretë radhazi në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Dinamo City-n me rezultatin 2-0 në ndeshjen e fundit të fazës “Final Four”, të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Protagonisti i sfidës ishte Alessandro Albanese, i cili realizoi të dy golat e fitores për Egnatian. Sulmuesi zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të nga pika e penalltisë, ndërsa dhjetë minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur suksesin e skuadrës së tij. Në të njëjtën kohë u zhvillua edhe ndeshja tjetër e “Final Four”, mes Vllaznisë dhe AF Elbasanit. Verdheblutë triumfuan me përmbysje 2-1 në “Air Albania”. Bekim Balaj kaloi fillimisht në avantazh Vllazninë në minutën e 49-të, ndërsa AF Elbasani reagoi duke përmbysur rezultatin...
Burimi:
telesport.al