Egnatia shifra historikë ndaj Petrokub, e pret Cejle

Egnatia shifra historikë ndaj Petrokub, e pret Cejle

Egnatia- Petrokub 6-1 (2′ Bitri, 31′ Albaneze, 44′ (ag) M. Platika, 59′ Jago, 84′ Bakajoko, 90′ Gruda / 63′ Rotaru) Natë historike për Egnatian në Champions League. Këtë mbrëmje përballë Petrokub në “Egnatia Arena”, triumfoi me shifra tenistikë 6-1 për të kaluar për herë të parë të turit në këtë kompeticion madhor të UEFA-s. Një mbrëmje e paharruar për kampionët e Shqipërisë ndërsa tani pas Petrokub e pret një kundërshtar edhe më i vështirë. Përballë në turin e dytë përballet me Celje e Sllovenisë, e cila nis garën e saj pikërisht nga ky tur. Post navigation