Egnatia shfaqet e frikshme, Elbasani rrëzohet keqazi në sfidën e…titullit

Egnatia shfaqet e frikshme, Elbasani rrëzohet keqazi në sfidën e…titullit

Java e parë, ‘Final Four’: AF Elbasani- Egnatia 0-4 (Bakajoko 29′,45+1′, Fernando 45+3′, Aleksi 88′ pen) Shumë përgatitje për këtë takim të parë në ‘Final Four’, shumë tifozë në ‘Air Albania’ por këtë mbrëmje AF Elbasani duhet të kujtojë më së shumti vetëm një shtyllë në të 55′ goditur nga Tsague. Pjesa tjetër i takon kampiones në fuqi Egnatias e cila u fut me prepotencë në këtë ndeshje duke mposhtur në të gjitha drejtimet skuadrën e trajnerit Gvozdenoviç. Ylli i madh i mbrëmjes ishte Bakajoko me sulmuesin që realizoi dy gola në minutat 29 dhe 45+1′. Jo larg tij, Fernando me golin e tretë në një fraksion aq të zjarrtë të rrogozhinasëve teksa të gjithë funksionuan në perfeksion. Braziliani lëshoi një ‘sombrero’ në të 45+3′...