Egnatia fiton titullin kampion për herë të tretë radhazi

Egnatia fiton titullin kampion për herë të tretë radhazi

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të dielë sezonin 2025-26, me Egnatian e Rrogozhinës që u shpall kampione për herë të tretë në histori dhe të tretën radhazi. Në një sezon të gjatë që filloi më 22 gusht të vitit të shkuar, Egnatia ishte ekipi më i mirë i fazës ‘Final 4’ duke e mbyllur në vendin e parë, teksa la pas AF Elbasanin edhe pse me kuotë të njëjtë pikësh, 37, por rrogozhinasit fituan në ndeshjen direkte dhe gjithashtu siguruan një golavarazh më të mirë (+7), çka ishte deçiziv në fund të turneut. Këtë sezon, sipas formulës së miratuar që në fillim të garës, katër skuadrat e renditura në krye pas 36 javëve të rregullta iu drejtuan fazës ‘Final 4’. Edhe pse Vllaznia dhe...