Egnatia është një hap larg titullit kampion, rrogozhinasit i marrin fitoren Vllaznisë në minutat e fundit

Egnatia është një hap larg titullit kampion, rrogozhinasit i marrin fitoren Vllaznisë në minutat e fundit

Egnatia është një hap larg titullit kampion. Rrogozhinasit kanë marrë një fitore mjaft të vyer ndaj Vllaznisë. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 39 të saj. Ishte Eljon Sota ai që tundi rrjetën për Egnatian dhe i dha epërsinë skuadrës në pjesën e parë të takimit. Vllaznia riktheu baraspeshën në minutën e 77 dhe po provonte të kthente lojën në favorin e saj. Por shpresat e shkodranëve u shuan 10 minuta më vonë. Adjesa tundi sërish rrjetën dhe vulosi shifrat përfundimtare në 1-2. Një fitore e madhe për Egnatian që tashmë shkon në kuotën e 34 pikëve dhe është një hap larg titullit kampion./Sport Ekspres/