Egnatia dorëzohet në shtesë, merr fund ëndrra për grupet e Europa League. Rrugëtimi vazhdon në Conference League (video)

Egnatia dorëzohet në shtesë, merr fund ëndrra për grupet e Europa League. Rrugëtimi vazhdon në Conference League (video)

Egnatia nuk ka arritur dot të sigurojë kualifikimin historik për në Europa League. Koha e rregullt ndaj Lillestrom në Norvegji është mbyllur në barazim 1-1, por vendasit fituan 2-1 pas kohës shtesë prej 30 minutash. Egnatia gjeti golin në minutën e 33-të, ku pas një krosimi të Fernando Medeiro nga goditja e këndit ishte Eljon Sota që shënoi me kokë. SHIKOGOLIN Pjesa e parë u mbyll 0-1 për rrogozhinasit. Egnatia dominoi kundërshtarin edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 62-të, Alessandro Albanese provoi të shënonte një supergol nga distanca, por ishte i pafat pasi topi përfundoi jashtë. Në minutën e 75-të, Albanese provon sërish golin, por portieri kundërshtar tregohet i vëmendshëm duke devijuar goditjen e tij në fund. Në minutën e 82-të, vendasit barazuan...