EDITORIAL I FSHF / Më shumë se futboll: Një investim që zhvillon dhe promovon Shqipërinë
Sporti sot është shumë më tepër se garë dhe rezultat. Aktivitetet e mëdha sportive krijojnë mundësi për promovimin ndërkombëtar të një vendi, zhvillimin e turizmit, rritjen e aktivitetit ekonomik dhe forcimin e imazhit të tij. Futbolli, si sporti me ndjekjen dhe ndikimin më të madh publik, ka një potencial të veçantë për të krijuar vlerë edhe përtej fushës së lojës. Diskutimet e fundit në opinionin publik mbi ndikimin e aktiviteteve të mëdha sportive në promovimin e Shqipërisë dhe zhvillimin e turizmit kanë rikthyer në vëmendje një realitet tashmë të dëshmuar: investimi në futboll dhe në organizimin e eventeve ndërkombëtare nuk është vetëm investim në sport, por edhe një mundësi konkrete zhvillimi për vendin. Finalja e UEFA Europa Conference League 2022 në Tiranë ishte një nga...
Burimi:
sportekspres.com