“Edhe udhëtimet më të bukura kanë një fund”. Pas katër sezonesh, Interi i jep lamtumirën Acerbit
Interi përshëndetet me Francesco Acerbi përmes një letre të gjatë publike. 4 sezone, 6 trofe dhe kujtimi i golave e paraqitjeve që kanë hyrë në historinë zikaltër. Acerbit. Mbrojtësi ka zgjedhur të ndahet nga zikaltërit në përfundim të kontratës së tij, pas katër sezonesh. Kjo është komunikata e publikuar në faqen zyrtare të Interit: “Ajo mes Francesco Acerbit dhe Interit ishte një pakt besimi. Diçka e pastër, si lutja e mbrojtësit para bilbilit të fillimit të çdo ndeshjeje, kur i kushton vetes një çast: krahët dhe shikimi drejt qiellit, përpara se të përqendrojë të gjithë vëmendjen e tij në fushë. Acerbi ka parë shumë gjëra përpara se të mbërrinte në Milano në verën e vitit 2022 dhe shumë sfida i ka kapërcyer. Ai veshi fanellën zikaltër...
Burimi:
telesport.al