“Edhe ne na quajnë ‘brazilianët e Afrikës’”, Hakimi nuk i trembet Brazilit: Kam besim se do të bëj një ndeshje të madhe
“Mendoj se jemi stërvitur dhe përgatitur për këtë lloj ndeshjeje. Mendoj se skuadra është gati. Personalisht, ndihem gati dhe kam besimin për të luajtur një ndeshje të madhe dhe për të dhënë një performancë të shkëlqyer. E njohim Brazilin, por kemi edhe cilësi. Në Afrikë na quajnë ‘Brazilianët e Afrikës’. Ne jemi lojtarë të talentuar dhe kemi pikat tona të forta. Besoj se jemi gati të arrijmë diçka të rëndësishme, me besim dhe mbështetjen e të gjithë marokenëve. Mendoj se mund të luajmë një Kupë Bote të shkëlqyer”, ka deklaruar Açraf Hakimi./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com