“Edhe akullore, edhe çokollatë”! Lille me dy kushte të reja për zbulimin e Botërorit, 18-vjeçarin Ayyoub Bouaddi

“Edhe akullore, edhe çokollatë”! Lille me dy kushte të reja për zbulimin e Botërorit, 18-vjeçarin Ayyoub Bouaddi

10 Korrik 2026 20:46 Telesport Ayyoub Bouaddi do të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës. 18-vjeçari shkëlqeu në Botëror me Marokun, duke bërë për vete shumë klube të mëdha. Football Insider raporton dy klubet më të interesuara për yllin e ri maroken janë Arsenal dhe Liverpool. Ndërkohë, Lille me të cilin Bouaddi është nën kontratë deri në vitin 2029, ka vendosur dy kushte të reja për klubet e interesuara për të. Kushti i parë, oferta duhet të jetë 100 milionë euro, kusht i panegociueshëm. Kushti i dytë, Lille preferon që lojtari të rrijë si huazim edhe një vit tjetër tek ta, ky është kusht i diskutueshëm.