E zbulon motra e CR7: “Ka vendosur të largohet nga kombëtarja, ja kur do të ndodhë”

E zbulon motra e CR7: “Ka vendosur të largohet nga kombëtarja, ja kur do të ndodhë”

3 Korrik 2026 8:17 Alfred Lleshi Cristiano Ronaldo mund t’i japë fund aventurës me kombëtaren e Portugalisë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës. Këtë e zbuloi motra e tij, Kátia Aveiro, pak para ndeshjes mes Portugalisë dhe Kroacisë. “Shijojeni sa është ende këtu. Nga informacionet që kam, mund t’ju them se ky mund të jetë ‘vallëzimi’ i tij i fundit, Kupa e Botës. Do të jetë e vështirë të gjendet dikush si ai. Për njerëzit inteligjentë, kujtdo që i pëlqen futbolli, nuk mund të mos i pëlqejë Ronaldo. Kush nuk e vlerëson, nuk e do futbollin”, – deklaroi ajo nga Toronto për “Sport TV”, në momentin e mbërritjes në stadium. Nëse nuk ndodh ndonjë surprizë, sulmuesi i Al Nassr FC nuk do të jetë...