E trishtë për sportin shqiptar, ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar
30 Maj 2026 23:37 Telesport Një lajm i trishtë ka tronditur sportin shqiptar. Mbrëmjen e së shtunës është ndarë nga jeta në moshën 83-vjecare legjenda e volejbollit shqiptar Kreshnik Tartari. Ikona e volejbollit shqiptar, trajneri i mirënjohur që fitoi kaq shumë trofe në parket me Dinamon e madhe dhe kombëtaren, tashmë nuk është më mes nesh. Tartari është padyshim një nga trajnerët më të suksesshëm të volejbollit shqiptar, një legjendë që bëri epokë në volejbollin e femrave, jo vetëm me Dinamon. Ai shkëlqeu edhe si volejbollist nën drejtimin e Vangjel Koja, nga i cili mësoi shumë, duke u kthyer më pas në një trajner të suksesshëm, ku fitoi gjithcka në Shqipëri. Lamtumira e tij është një lajm i trishtë për volejbollin shqiptar dhe jo vetëm,...
Burimi:
telesport.al