E Para luan fatet e mbijetesës, dukuri e pazakontë me…golaverazhin

E Para luan fatet e mbijetesës, dukuri e pazakontë me…golaverazhin

Java e 32-të e Kategorisë së Parë do të zhvillohet e gjitha sot në orën 15:00. Me Skënderbeun dhe Laçin të promovuar që javën e kaluar në Abissnet Superiore, vëmendja shkon te skuadrat e fundit të cilat janë në përpjekje për të evituar zbritjen nga kategoria. AF Luftëtari, Kukësi, Apolonia dhe Lushnja do të luajnë të gjitha jashtë në një garë ku gabimi më i vogël kushton sezonin. Të katër ekipet me emër, në total, kanë dhe 180 minuta përpara se të vijnë verdiket finale të 33 javëve të rregullta. Ndërkaq ky nivel i futbollit në vend që prej fillimit është shoqëruar me dukuri nga më të ndryshmet. Ndeshje të alternuara (kalendari brenda, luan jashtë), klube pa fusha në qytetet përkatëse (Kastrioti, Besa), standarte të...