E  PABESUESHME! Mbappe “kopjon” Messin dhe humbet penalltinë (video)

E PABESUESHME! Mbappe “kopjon” Messin dhe humbet penalltinë (video)

9 Korrik 2026 22:32 Telesport Franca sapo ka humbur mundësinë e artë për të kaluar në avantazh ndaj Marokut, por Kylian Mbappe gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Mbappe pengohet në zonë nga Noussair Mazraoui. Arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. E konfirmon edhe VAR. Topin e merr Mbappe. Një goditje shumë e dobët me të djathtën nga sulmuesi francez, që pritet pa problem nga Bono. Pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, Mbappe i kërkon “llogari” arbitrit, pse vonoi kaq shumë ta lejonte të ekzekutonte goditjen. Kylian Mbappe u detyrua të priste 3 minuta e 12 sekonda për të gjuajtur penalltinë kundër Marokut. Rezultati vazhdon të jetë 0-0. ë rast se...