“E marta do të jetë shumë ndryshe”, parashikimi i Iker Casillas për gjysmëfinalen Francë-Spanjë

“E marta do të jetë shumë ndryshe”, parashikimi i Iker Casillas për gjysmëfinalen Francë-Spanjë

11 Korrik 2026 19:28 Telesport Spanja fitoi 2-1 ndaj Belgjikës dhe tani do të përballet me Francën në gjysmëfinale, që në fakt është pa frika finalja e parakohshme. Ish-kapiteni i të kuqve dhe protagonisti në Kupën e Botës 2010 të fituar nga Spanja, Iker Casillas, përmes një postimi në rrjetin social X, shprehet se të dy kombëtaret nuk kanë dhënë më shumë se 70% e tyre më të mirë dhe parashikon një përballje të çmendur të martën. “Kam një ndjesi se si Franca ashtu edhe Spanja kanë luajtur në rreth 70% të nivelit të tyre. E marta do të jetë shumë ndryshe! Çfarë ndeshjeje do të jetë!”, shkruan Casillas.