E BUJSHME: Marc Casado refuzon klubet saudite dhe zgjedh Serie A si destinacionin e ri

E BUJSHME: Marc Casado refuzon klubet saudite dhe zgjedh Serie A si destinacionin e ri

4 Gusht 2026 22:16 Telesport Marc Casado do të largohet nga Barcelona këtë verë. Mesfushori difensiv është përfolur shumë kohët e fundit për një transferim të mundshëm drejt Arabisë Saudite, por interesi i shtuar i Interit në ditët e fundit ka ndryshuar situatën. Gazetari i njohur që mbulon lajmet e Barcelonës, Miquel Blazquez, bën me dije se Casado preferon transferimin në Serie A, pavarësisht se oferta e ardhur nga Al-Hilal ishte shumë joshëse nga ana ekonomike. Sipas raportimit në fjalë, marrëveshja mes Interit dhe lojtarit nuk pritet të ketë asnjë problem, por duhet gjetur gjuha e përbashkët mes klubeve. Ajo që dihet deri tani, Barcelona pretendon shitjen përfundimtare për 40 milionë euro. Inter preferon huazimin me të drejtë blerjeje.