Dy miqësoret e Kombëtares, Myrto Uzuni: Me Maran mund të luajmë lojë sulmuese
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy miqësoret e muajit qershor. Më 3 qershor kuqezinjtë do të presin Izraelin në ‘Air Albania’, ndërsa po në Tiranë më 6 qershor do të jetë kundërshtar Luksemburgu. Ekipi kuqezi është grumbulluar prej të dielës në Tiranë, ndërsa sot në orën 18:00 trajneri i ri Rolando Maran do të drejtojë për herë të parë ekipin. Këtë mesditë nga stadiumi ‘Air Albania’ përpara medieve dolën Myrto Uzuni dhe Juljan Shehu. Uzuni, i cili luan në SHBA me Austin dhe është në ‘vallen e merkatos’, tha se me Maran ekipi mund të luajë më shumë në sulm. “Takimi me trajnerin e ri dhe atmosfera? Normalisht që është stafi i ri, edhe në sistem më ndryshe. Me trajnerin e ri mund të luaj më ofensiv. Dhe dëshira...
Burimi:
opinion.al