Dy mbrojtës në pikëpyëtje, Juventus dher Bayern përgatiten për një shkëmbim lojtarësh
E ardhmja e Gleison Bremer mund të jetë larg Juventus. Damien Comolli, në një takim për mediat, foli për nevojën për të shitur disa lojtarë të tjerë për të rikuperuar humbjet që rezultuan nga dështimi i ekipit për t’u kualifikuar në Champions League. Vëmendja është përqendruar veçanërisht te mbrojtësi brazilian, një nga asetet më të vlefshme të skuadrës, i cili disa javë më parë kishte theksuar ambicien e tij për të fituar tituj sa më shpejt të jetë e mundur. Pra, Bremer nuk është i paprekshëm. Spalletti e konsideron atë një pjesë të rëndësishme të ekipit, por stili i tij mbrojtës nuk përputhet gjithmonë me kërkesat e trajnerit. Për klubin, shitja e tij është një sakrificë e nevojshme, duke pasur parasysh pagën e tij mjaft...
Burimi:
telesport.al