“Duhej vetëm të dilnin dhe të luanin”; babai i Mac Allister zbulon fjalimin e Messit para finales
Finalja e Kupës së Botës, e fituar nga Spanja kundër Argjentinës, vazhdon të shoqërohet ende me disa pikëpyetje. Përveç faktit që kombëtarja e Scalonit u pa krejtësisht pa energji dhe e paaftë për të qenë e rrezikshme në sulm, ajo që bëri më shumë bujë ishte mbi të gjitha videoja ku Lionel Messi u filmua në ambientet e brendshme të stadiumit, duke mbajtur një lloj fjalimi motivues për shokët e skuadrës, duke ngjallur megjithatë disa dyshime. Lideri dhe kapiteni i Argjentinës kishte thënë: “Qetësohuni, gjëja më e rëndësishme është të qetësohemi dhe të harrojmë gjithçka, duke menduar vetëm për të luajtur”. Një fjali që kishte krijuar një lloj teorie konspirative, sipas së cilës diçka kishte ndodhur në dhomat e zhveshjes së Argjentinës pak para se...
Burimi:
telesport.al