“Duam Botërorin”, Silvinjo: Kemi arritur një ëndërr, tani të shkojmë drejt objektivit
Në kanalin FSHF TV u transmetua sot drejtpërdrejt emisioni i 14-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”. Gjatë këtij episodi u diskutua gjerësisht mbi paraqitjet e fundit të lojtarëve kuqezi, ecurinë e kampionatit “Abissnet Superiore”, me fokus të veçantë ndeshjet e javës së 20-të, ku gara për kreun e renditjes dhe mbijetesën është bërë gjithnjë e më konkurruese. Gjithashtu, pjesë e diskutimit ishin edhe investimet e vazhdueshme të Federatës së Futbollit në infrastrukturën sportive dhe zhvillimin e futbollit në vend. Në këtë puntatë u transmetua edhe një intervistë ekskluzive me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo. Trajneri kuqezi është rikthyer prej më shumë se një jave në ambientet e FSHF-së pas pushimeve dimërore dhe ka nisur nga afër përgatitjet për ndeshjet e muajit mars. Shqipëria synon të...
Burimi:
gijotina.com