Dramë në Serie A, Juventusi dhe Milani mbeten jashtë Champions League! Roma e mbyll e treta, Como në vendin e katërt historik

Dramë në Serie A, Juventusi dhe Milani mbeten jashtë Champions League! Roma e mbyll e treta, Como në vendin e katërt historik

ITALI – Serie A e futbollit në Itali zhvilloi këtë të dielë raundin e 38-të, të fundit për sezonin 2025-26, aty ku u mësuan edhe verdiktet finale.Milani ka shkatërruar gjithë sezonin me humbjen 1-2 në “San Siro” ndaj Cagliarit, duke mbetur jashtë Champions League. Kuqezinjtë kishin nevojë vetëm për një pikë për të siguruar kualifikimin, por u larguan mes zhgënjimit të tifozëve.Milani e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, teksa Alexis Saelemaekers shënoi që në minutën e dytë. Megjithatë, miqtë reaguan shpejt dhe barazuan me Gennaro Borrelli pas një goditjeje këndi. Në pjesën e dytë ishte Juan Rodriguez ai që realizoi golin vendimtar me kokë në minutën e 57-të, duke ‘vulosur’ triumfin e Cagliarit dhe krizën e madhe të MilanitNga kjo situatë përfitoi Como,...