Dorëhiqet Nagelsmann: Më dhemb në zemër që ju zhgënjeva, meritoni një fillim të ri pa këtë barrë
Një ndarje e parashikuar gjerësisht, pas katastrofës në 1/16 finale të Botërorit 2026 ku Gjermania u eliminua nga Paraguaji me penallti. Kështu, Julian Nagelsmann, pas gati dy vitesh në krye si trajner i kombëtares, largohet nga “Mannschaft” dhe i hap rrugën Jürgen Klopp si pasuesi i tij. “Gjatë ditëve pas eliminimit kam reflektuar shumë dhe jam konsultuar me njerëzit më të afërt në jetën time personale dhe brenda federatës. Ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë për mua”, – shpjegoi ish-trajneri i Gjermanisë për mediat zyrtare të DFB-së. “Objektivi im kryesor ka qenë gjithmonë suksesi i ekipit. Pas një zhgënjimi kaq të madh, grupi meriton mundësinë për një fillim të ri pa barra mbi supe”, – shtoi 38-vjeçari. – Dua të falënderoj stafin tim...
Burimi:
telesport.al