Djokovic, Zverev dhe Swiatek avancojnë në raundin e tretë të Roland Garros, eliminohet Rybakina

Djokovic, Zverev dhe Swiatek avancojnë në raundin e tretë të Roland Garros, eliminohet Rybakina

28 Maj 2026 8:19 Telesport Kanë nisur në Paris ndeshjet e raundit të dytë të grand slam-it të Roland Garros. Tenisti serb Novak Djokovic fitoi 3-1 ndaj Valentin Royer, duke avancuar më tej. Në raundin e tretë kualifikohet edhe rusi Karen Khachanov, që mundi 3-1 Marco Trungelliti, ndërsa rusi tjetër Andrey Rublev mundi 3-1 Camillo Carabelli. Një biletë për në raundin tjetër sigurojnë edhe tri tenistë të tjerë pretendentë: Alexander Zverev (3-1 ndaj Tomas Machac), Casper Ruud (3-0 ndaj Hamad Medjedovic) dhe Tommy Paul (3-0 ndaj Lorenzo Sonego). Te femrat, Elina Svitolina e Ukrainës mundi 2-0 Kaitlin Quevedo, ndërsa Belinda Bencic e Zvicrës mundi 2-0 Caty McNally. Eliminohet Jasmine Paolini e Italisë. Pa probleme avancon më tej tenistja polake Iga Swiatek, që mundi 2-0 Sara...