Disiplina penalizon rëndë Elbasanin dhe Tiranën, por ndëshkimi “s’pin ujë” për sezonin aktual

Disiplina penalizon rëndë Elbasanin dhe Tiranën, por ndëshkimi “s’pin ujë” për sezonin aktual

Adriatik BALLA Në kushtet kur palët në të gjitha kategoritë janë të acaruara për mospërmbushje të objektivave sezonale dhe ku ka mjaft pakënaqësi edhe për arbitrimin dhe sjelljen e federatës, kjo e fundit gjen një zgjidhje të shpejtë me format e saj, duke marrë në shqyrtim shumë shpejt ngjarjet negative të ndodhura në futboll në fundjavën e kaluar dhe të japë edhe penalitete për shkelësit e kodit të drejtësisë sportive. Në fakt, ka penalitete, por ato nuk kanë peshë, sepse sezoni i rregullt është mbyllur, ndeshjet e mbetura do të luhen të gjitha në “Air Albania” në Tiranë. Penalitetet mbetet të shlyhen në sezonin e ardhshëm, por “kërcënimi” i federatës bën efektin e vet. Vendimet Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka bërë dje publike vendimet...