Diomande rikthehet te Lajpcig, klubi i kërkon Realit 120 milion
Ylli i ri i Bregut të Fildshtë 19 vjeçari Jan Diomande u kthye sot në klubin e Bundesligës RB Lajpcig. Pushimi pas Kupës së Botës ka mbaruar, në radhë sot janë testet e detyrueshme të fitnesit dhe performancës. Ndërkohë, negociatat e avancuara midis Leipcig dhe Real Madrid janë duke vazhduar. Derisa të arrihet një marrëveshje përfundimtare, Diomande do të vazhdojë të stërvitet në Gjermani me Lajpcig. Oferta e Real Madridit për Diomande (110-115 milionë euro gjithsej) nuk është refuzuar ende. Një marrëveshje me vlerë rreth 120 milionë euro shihet si realiste, por nevojiten diskutime të mëtejshme mbi strukturën. Drejtuesit e Lajpcig duan të shmangin një marrëveshje me bonuse të larta të lidhura me performancën. Diskutimet janë gjithashtu në vazhdim nëse duhet të përfshihet një klauzolë...
Burimi:
sportiim.al