Dinamo skuadra e momentit, zhyt keq Vllazninë në ‘Final Four’
Final Four, java e parë: Vllaznia- Dinamo Siti 0-2 (Malomo 77′, Xhejms 90+5′) Faza ”Final 4” e Abissnet Superiore startoi këtë pasdite me duelin e parë Vllaznia- Dinamo. Nëse Vllaznia kryesuese pritej të bënte një hap të madh drejt titullut kampion, sot është mposhtur me shifrat 0-2 nga blutë e kryeqytetit që vinin me pak pretendime në këtë fazë të garës. Golat e Malomo në të 77′ dhe Xhejms në të 90+5′ vulosën triumfin e skuadrës së Ilir Dajës (i dënuar nga Disiplina, drejtoi nga tribuna) e cila vetëm 3 ditë më parë fitoi ngaj Egnatias (3-2) pikërisht në ‘Air Albania’, Kupën e 74 të Shqipërisë. Për shkodranët situata u përkeqësua që nga minuta e 69′ teksa Melos Bajrami u ndëshkua me kartonin e dytë...
Burimi:
sportiim.al