Dinamo kryen afrimin e sulmuesit Ajzeraj
Almir Ajzeraj është lojtar i Dinamos. Sipas ‘Panoramasport’ sulmuesi ka frekuentuar sot ambientet e klubitblu ku edhe ka firmosur kontratën me skuadrën e trajnerit Ilir Daja. 28-vjeçari vjen në Shqipëri nga Drita e Kosovës. Për ish-lojtarin e Skënderbeut ishin të interesuar disa klube. Në fund, Dinamo ia doli të sigurojë firmën përfundimtare. Ajzeraj largohet nga Drita me kujtimin e 253 ndeshjeve, pasi luante aty që nga sezoni 2019/20. Gjatë kësaj kohe shënoi 21 gola dhe asistoi 35 të tjerë. Post navigation
Burimi:
sportiim.al