Dinamo City mëson kundërshtarin e mundshëm për raundin e tretë në Conference League
20 Korrik 2026 16:32 Telesport Dinamo City ka mësuar emrin e kundërshtarit të mundshëm të raundit të tretë të UEFA Conference League. Në shortin e hedhur mesditën e sotme në Nion, skuadra shqiptare mësoi se do të përballet me fituesin e çiftit FCSB – Auda, nëse arrin të eliminojë sllovenët e NK Aluminij në raundin e dytë. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do ta luajë ndeshjen e parë ndaj NK Aluminij në transfertë, më 23 korrik, duke nisur nga ora 20:00, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet më 30 korrik, në orën 21:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Në rast kualifikimi, Dinamo City do të përballet me fituesin e çiftit FCSB (Steaua Bukuresht)– Auda. Ndeshja e parë e raundit të tretë është planifikuar të...
Burimi:
telesport.al