Dinamo bën përmbysjen e madh, eliminon Astanan dhe kualifikohet në raundin e dytë kualifikues të Conference League
Dinamo City ka siguruar një kualifikim të jashtëzakonshëm në raundin e dytë të UEFA Conference League 2026/27, pasi mposhti Astanan me rezultatin 4-1 në “Astana Arena”, duke përmbysur humbjen 1-0 të ndeshjes së parë dhe duke fituar duelin me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Sfida nisi me epërsinë e vendasve. Në minutën e 23-të, Kažukolovas realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin Astanas dhe duke e vështirësuar edhe më shumë misionin e skuadrës shqiptare. Gjithçka ndryshoi në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 49-të, Kažukolovas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la Astanan me 10 lojtarë. Vetëm një minutë më pas, Bruno Dita barazoi shifrat nga pika e penalltisë, duke rikthyer Dinamon në garë. Në minutën e...
Burimi:
sot.com.al