Dinamo bën mrekullinë në Ligën e Konferencës, eliminon Astanën e Kazakistanit
Adriatik BALLA Ndryshe nga Vllaznia e cila u eliminua me turp në raundin e parë të Ligës së Konferencës përballë Malishevës së Kosovës, Dinamo ka bërë dje mrekullinë në këtë ligë, pasi ka mundur të kualifikohet falë një fitoreje të pazakontë në transfertën e Kazakstanit ndaj skuadrës së njohur të atij vendi, Astanës. Edhe pse kishte humbur ndeshjen e parë 1-0 në Shqipëri, “nëndetësja” e trajnerit Ilir Daja bëri një përmbysje të madhe, duke fituar 4-1 dhe duke siguruar kalimin në raundin e dytë. Madje dinamovitët dje u gjendën shpejt në disavantazh pasi vendasit shënuan golin e parë, por situata morri rrjedhë tjetër gjatë lojës dhe Dinamo është tani në raundin tjetër. Ndeshja Në Kazakistan, Astana shihej favorite absolute, për më tepër që kishte fituar...
Burimi:
sot.com.al