Dëshira e madhe e tifozëve të Tiranës, bardheblutë duan “bomberin” që shkëlqeu para syve të drejtorit

Dëshira e madhe e tifozëve të Tiranës, bardheblutë duan “bomberin” që shkëlqeu para syve të drejtorit

Dembo Darboe është emri, që muajin e kaluar u raportua nga “Panorama Sport” se është në radarin e Tiranës. 27-vjeçari është pa ekip që nga tetori, kur e mbylli me Al Ahlin në Libi, ndërsa kërkesat e larta financiare kanë bërë që të mos gjejë ekip deri tani. Drejtori sportiv Omer Bunjaku e njeh mjaft mirë potencialin e 27-vjeçarit. Shpërthimin e pati në sezonin 2020/21 me Shkupin, kur shënonte 16 gola në 18 ndeshje. Dhe po ashtu gjatë vitit 2021 me Shakhter Soligorsk ku me 29 paraqitje gjatë kampionatit realizoi 19 gola dhe asistoi nëntë të tjerë. Më pas forma dhe minutat për të erdhën në rënie. Sulmuesi nga Gambia shikohet si dëshirë e tifozëve bardheblu, që vazhdimisht e komentojnë emrin e tij në këtë...