Deschamps: Franca është favorite, por askush nuk të fal në nivelet më të larta

Deschamps: Franca është favorite, por askush nuk të fal në nivelet më të larta

7 Qershor 2026 11:05 Alfred Lleshi Trajneri i Francës, Didier Deschamps, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, foli mbi filozofinë e tij të lojës dhe pritshmëritë për Botërorin 2026: “Në Francë më kanë kritikuar shpesh, duke thënë se luaj futboll mbrojtës, por objektivi im ka qenë gjithmonë të shfrytëzoj pikat e forta që kam në dispozicion për t’i vënë në vështirësi kundërshtarët. Iu kam dhënë gjithmonë shumë liri lojtarëve të mi. Duhet ruajtur ekuilibri, por nuk i kam penguar kurrë mbrojtësit e krahut të sulmojnë”. Për Botërorin pranoi se Franca konsiderohet një nga favoritët kryesorë: “Fjala ‘favorit’ nuk është tabu. Ky status është logjik dhe i merituar, bazuar në rezultatet tona, cilësinë e lojtarëve dhe faktin që jemi mes tre vendeve të para në...